ZYRTARE/ Nuk bindi te Partizani, Ekuban prezantohet tek skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 14:51

ZYRTARE/ Nuk bindi te Partizani, Ekuban prezantohet tek skuadra e re

Partizani njoftoi ditën e djeshme mbylljen e bashkëpunimit me Josef Ekuban, i cili u afrua në verë nga Verona në formën e huazmit.EKUBAN

Sulmuesi nuk bindi me paraqitjet e tij tek të kuqtë dhe për këtë arsye drejtuesit kryeqytetas vendosën ta largojnë. Nuk ka vonuar shumë dhe lojtari ka gjetur ekipin e ri do të vazhdojë karrierën e tij.

Ditën e sotme, futbollisti është prezantuar te skuadra italiane e Virtus Fransavilla. Këta të fundit militojnë në Serie C, dhe kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare me futbollistin.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"