ZYRTARE/ Nuk arriti asnjë fitore në tre javët e para, Arapi bëhet “viktima” e parë e trajnerëve të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2022 | 22:22

ZYRTARE/ Nuk arriti asnjë fitore në tre javët e para, Arapi bëhet “viktima” e parë e trajnerëve të Superiores

Renato Arapi nuk është më trajneri i Teutës.

arapi

Klubi dhe trajneri kanë gjetur akordin për prishjen e kontratës në mënyrë konsensuale, me skuadrën që nuk kishte arritur asnjë fitore në tre javët e para të kampionatit.

Vendimi u bë publik nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”.

NJOFTIMI:

Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kan shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"