ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar bashkohet me Istanbulsporin, sulmuesi 23-vjeçar firmos kontratë 5 vjeçare me skuadrën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 18:25

ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar bashkohet me Istanbulsporin, sulmuesi 23-vjeçar firmos kontratë 5 vjeçare me skuadrën turke

Jetmir Topalli është shqiptari i radhës që bashkohet me skuadrën turke të Istanbulsporit, ku aktivizohen Eduart Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi. 23-vjeçari ka firmosur ditën e sotme kontratë 5-vjeçare me klubin që militon në Ligën e Parë, duke iu bashkuar kështu kolonisë shqiptare.

Topalli

Topalli, është në të kaluarën është aktivizuar edhe me Ballkanin, Feronikelin dhe Vushtrrinë në Superligën e Kosovës, ndërkohë që në sezonin e shkuar u aktivizua te skuadra turke e Matajasporit.

Sulmuesi 23-vjeçar spikati te Ballkani i Munishit, duke bërë hapin e rëndësishëm në karrierë. Ai është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, ku numëron 3 prezenca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"