ZYRTARE/ Një tjetër i afruar në radhët e Bajernit, kampionët e Gjermanisë konfirmojnë transferimin e talentit holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 18:36

ZYRTARE/ Një tjetër i afruar në radhët e Bajernit, kampionët e Gjermanisë konfirmojnë transferimin e talentit holandez

Bajerni i Mynihut ka konfirmuar një tjetër afrim këtë merkato vere dhe bëhet fjalë për talentin holandez, Rajan Gravenberk. 20-vjeçari i Ajaksit përflitej prej kohësh për një transferim drejt kampionëve të Gjermanisë, me bisedimet që shkuan në rrugën e duhur, deri sa mbetej vetëm zyrtarizimi.

gravenberk

Këtë lajm e konfirmoi vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, me Gravenberk që ka firmosur me gjermanët deri në vitin 2027.

Ky është transferimi i dytë i Bajernit pas atij të Nusair Mazraui, i cili gjithashtu erdhi nga Ajaksi.

 


View this post on Instagram

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"