ZYRTARE! Një tjetër humbje e madhe, Sherif Kallaku largohet nga Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 14:37

ZYRTARE! Një tjetër humbje e madhe, Sherif Kallaku largohet nga Teuta

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e Teutës. Mesfushori dhe klubi kanë ndarë rrugët ditën e sotme dhe vetë klubi bregdetar e ka bërë të ditur diçka të tillë në kanalet zyrtare.

teuta

“Faleminderit Sherif Kallaku! Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin Kallaku për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kallaku u bashkua me Teutën në janar, duke u aktivizuar në 20 ndeshje ku edhe ka arritur të shënojë 6 gola me “Djemtë e Detit”. Siç ka njoftuar “Panorama Sport”, aventura e Kallakut do të vazhdojë në Rumani me skuadrën e Sepsit dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

KALLAKU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"