ZYRTARE/ Një sulmues kampion i Finlandës, Tirana bën tjetër goditje në merkaton e dimrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 23:55

ZYRTARE/ Një sulmues kampion i Finlandës, Tirana bën tjetër goditje në merkaton e dimrit

Tirana siguron një tjetër sulmues për merkaton e janarit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë firmosur sot me sulmuesin e kombëtares së Finlandës dhe ish-futbollistin e kampionëve të Helsinkit, Tim Vairinen.
140306072_2785899758332795_3784060087484357338_o

Lajmi u dha nga klubi bardheblu në faqen zyrtare duke bërë me dije se Vairinen ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë. 27-vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist teksa ka luajtur dhe me të rinjtë e Borusia Dortmundit në Gjermani duke fituar dhe divizionin e tretë gjerman.

Karriera e tij është ndërtuar mes Finlandës, Gjermanisë dhe Holandës. Në Gjermani, Vairinen ka veshur dhe fanelat e Viktoria Këlnit, Dinamo Dresdenit dhe Hansa Rostokut, kurse në Holandë ka qenë pjesë e Rodes.
t_VäyrynenTim20190727-696x484

Suksesin më të madh në karrierë, Tim Vairinen e ka arritur me Helsinkin duke fituar titullin kampion vitin e kaluar. Ai ka qenë shok skuadre me Ferhan Hasanin, një objektiv i shumëdëshiruar i Tiranës.

Sulmuesi finlandez është pjesë e ekipit kombëtar të Finlandës që prej vitit 2013 duke luajtur 13 takime. Për sa i përket shifrave, Vairinen ka shënuar në karrierë 83 gola në 256 ndeshje.
pjimage (1)
Taulant Seferi (m) dhe Zhoselin Behiraçe, dy lojtarët e rinj të Tiranës të afruar gjatë janarit

Tim Vairinen është lojtari i tretë i afruar te Tirana gjatë kësaj merkatoje pas Taulant Seferit dhe Zhoselin Behiraçe. Tashmë, bardheblutë kanë një repart sulmues të kompletuar me Ernest Muçin, Taulant Seferin dhe futbollistin më të ri bardheblu Tim Vairinen.

SKEDA
shifraaa

Emri: Tim Vairinen
Kombësia: Finlandez
Gjatësia: 1.91
Pozicioni: Qendërsulmues
Karriera:

Honka (2010-2014)
Borusia Dortmund II (2014-2015)
-Viktoria Këln (2015 me huazim)
Dinamo Dresden (2015-2017)
Hansa Rostok (2017-2018)
Roda (2018-2019)
Helsinki (2019-2020)
Tirana (2020- )

Kombëtare: Finlandë (2013- ), 13 ndeshje

Statistika: 83 gol në 256 ndeshje

Njoftimi i Tiranës

KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.

timiii
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"