ZYRTARE/ Një rival më pak për Brojën te Çelsi, dështimi Verner bën kthimin e bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 19:21

ZYRTARE/ Një rival më pak për Brojën te Çelsi, dështimi Verner bën kthimin e bujshëm

Timo Verner i ka dhënë lamtumirën Çelsit, duke i dhënë fund një eksperience e cila ishte për t’u harruar. Futbollisti i përfaqësueses gjermane zbarkoi në Londër në vitin 2020 si ylli i ardhshëm i kësaj skuadre, por ishte në dështim absolut gjatë karrierës së tij në këtë klub.

asdasdsadsadssdasd

Kështu, ai kërkoi një sistemim të ri dhe në fakt e gjeti në klubin e tij të vjetër. Sot, është zyrtarizuar firma e sulmuesit me klubin e RB Lajpcig, nga i cili ishte larguar 2 vite më parë për eksperiencën angleze.

Verner kaloi vizitat mjekësore dhe u prezantua përsëri në klubin ku mban rekordin e golave të shënuar me 78 të tillë në 127 ndeshje. Një klub ku ai u bë një nga emrat më të njohur në Europë e fitoi vendin në radhët e përfaqësues gjermane, ndërsa tashmë shpreson që të ringjallë një karrierë e cila mori një kthesë të papritur falë dështimit në Angli.

Sulmuesi i Gjermanisë  është prezantuar sot pasi ka hedhur firmën në një kontratë katërvjeçare, duke i hapur rrugë kështu Armando Brojës i cili ka një rival më pak te Çelsi për rolin e qendërsulmuesit në radhët e kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"