ZYRTARE/ Një problem më pak për Inzagin, “i padëshiruari” i trajnerit italian firmos në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 14:05

ZYRTARE/ Një problem më pak për Inzagin, “i padëshiruari” i trajnerit italian firmos në Francë

Aleksis Sançez është zyrtarisht një lojtar i Marsejës. Pas shumë përpjekjeve, kiliani është prezantuar si futbollisti më i ri i klubit francez.

aleksis sancez

Ai prej kohësh nuk ishte në planet e Inzagit, me trajnerin italian që kërkonte me se patjetër shitjen e tij, pasi rroga që përfitonte 33-vjeçari ishte një nga më të lartat në skuadër.

Tani ai do të bëhet pjesë e nënkampionëve të Francës, ku do të bashkohet me njëherë me ekipin për të qenë gati për sfidën e dytë në kampionat përballë Brestit në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"