ZYRTARE/ Një mesfushor për Brdariç, Vllaznia prezanton futbollistin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:59

ZYRTARE/ Një mesfushor për Brdariç, Vllaznia prezanton futbollistin e kombëtares së…

Vllaznia “peshkon” një mesfushor krahu nga Togoja që luan në kampionatin e Malit të Zi prej tri vitesh. Elom Nya-Vexhi është një 23-vjeçar që ka spikatur në klube si Rudar Pljevelja dhe Zeta, pikërisht në kampionatin e shtetit fqinj pak kilometra larg Shkodrës.

VEXHI

“Vexhi është afër firmës. Besoj se sot do ta konkretizojmë këtë afrim dhe do të bëjmë prezantimin”, ka thënë ditën e premte për “Panorama Sport” vetë drejtori i klubit shkodran, Matko Djarmati, teksa ditën e sotme ka qenë vetë klubi i Vllaznisë që ka zyrtarizuar gjithçka.

Futbollisti nga Togoja është gjithashtu pjesë e kombëtares së tij, ndërsa ndodhet në Shkodër që prej ditës së premte. Vexhi luan më tepër si anësor i djathtë, por përshtatet edhe në krahun e majtë. Ai dallohet për shpejtësinë që ka, por në Malin e Zi me Zetën në pjesën e parë të këtij sezoni ka arritur të shënojë edhe tre gola në 16 ndeshje të aktivizuara.

Pasi nisi karrierën në vendin e tij, Togo, për herë të parë në Europë i është bashkuar skuadrës malazeze Rudar, ku luajti 17 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Më pas u pikas nga Zeta dhe prej dy sezonesh luan me këtë skuadër. Drejtuesit e Vllaznisë e kanë ndjekur në disa ndeshje gjatë këtij sezoni dhe pasi janë bindur për cilësitë që ka, i bënë një ofertë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"