Zyrtare/ Një ish-kampion Bote merr drejtimin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 17:02

Zyrtare/ Një ish-kampion Bote merr drejtimin e Kamzës

Do të jetë ish-kampioni i Botës, Pietro Vierkovud, trajneri i ri që do të drejtojë Kamzën në sezonin e ardhshëm. 59-vjeçari do të zëvendësojë Juljan Ahmataj të larguar në fund të sezonit.

34086986_1002242166610491_5147308946075156480_n

Lajmin për arritjen e akordit me teknikun italian e ka bërë publik vetë klubi i Kamzës në një postim në faqen zyrtare.

Trajneri

“Pas takimit te sotem me trajnerin Pietro Vierkovud, ish-kampioni i Botes mori perkrahjen e Kryetarit te Bashkise Xhelal Mziu dhe presidentit Naim Qarri për projektin e Kamzes ne Kategorine Superiore”, shkruhej në postimin e Kamzës.

Trajneri2

Pietro Vierkovud e ka nisur karrieren si futbollistë tek Komo më pas ka luajtur me ekipet më të mira në Seria A, Roma, Juventus, Milan. Si trajner ka drejtuar Katanian, Fiorentina Viola, Triestina dhe hungarezët e Honved. 59-vjeçari është shpallur kampion Bote me Italinë ku në total ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"