ZYRTARE/ Nis futbolli dhe në Kosovë, qeveria lejon skuadrat të rikthehen në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 12:51

ZYRTARE/ Nis futbolli dhe në Kosovë, qeveria lejon skuadrat të rikthehen në fushë

Qeveria e Kosovës ka dhënë miratimin për nisjen e stërvitjes së skuadrave të futbollit nga dita e sotme.
Ballkanii-696x463
Ministria e Shëndetësisë komunikoi nëpërmjet zëdhënësit Faik Hoti se skuadrat mund të kryejnë stërvitje për periudhën kohore 18 maj–1 qershor.

Për sa i përket çështjes së datës së rifillimit të kampionateve, pritet një vendim i dytë i qeverisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Me që IKSHPK dhe Zyra e OBSh-së në Kosovë kanë konstatuar se situata epidemiologjike në Kosovë konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ke lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht për klubet futbollistike në vend.

Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis FFK-së, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e Përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.

FFK do ta ndaj udhëzuesin me klubet futbollistike dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"