Postuar: Janar 31, 2023 | 12:09
ZYRTARE/ Nga Ukraina në Gjeorgji, ish-mbrojtësi i Tiranës prezantohet te skuadra e re
Torpedo Kutaisi është klubi i ri i Ardit Tolit.
Mbrojtësi kampion me Tiranën është larguar nga ukrainasit e Vorskla Polltavës dhe sot është prezantuar nga klubi gjeorgjian, i cili po kryen fazën përgatitore në Turqi.
25-vjeccari nuk kaloi një periudhë të mirë në Ukrainë, ku nuk kishte shumë minuta në këmbë dhe për këtë arsye është gati për një aventurë të re me skuadrën gjeorgjiane.
PANORAMASPORT.AL
