ZYRTARE/ Nga mbrojtja te sulmi, Bylisi siguron ish-lojtarin e Teutës, prurje të reja nga brenda dhe jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 19:11

ZYRTARE/ Nga mbrojtja te sulmi, Bylisi siguron ish-lojtarin e Teutës, prurje të reja nga brenda dhe jashtë vendit

Përpara sfidës së nesërme kundër Teutës, Bylisi konfirmon 5 përforcimet e fundit të merkatos së janarit.
Bylis

Ballshiotët përforcojnë të treja repartet e saj. Pas largimit nga Teuta, Bylisi zyrtarizion qendërmbrojtësin Silvester Shkallën si lojtarin e tij më të ri. Prurjet e reja vijnë nga brenda dhe jashtë vendit, si: Vasil Zhongo nga Greqia dhe Vicente de Paula Mercedez nga kampionati ukrainas.
Ndërsa nga brenda Shqipërisë Bylisi siguron ish-lojtarin e Orikut Gonzales si dhe ish-sulmuesin e Apolonisë Alaudin Sallaku.

Me përforcimet e kësaj merkatoje, Bylisi synon të renditet në grupin e skuadrave më të mira të këtij sezoni në kampionatin shqiptar.

bylis

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"