Zyrtare/ Nga Kukësi në SHBA, mbrojtësi pogradecar i surprizon të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2018 | 21:20

Zyrtare/ Nga Kukësi në SHBA, mbrojtësi pogradecar i surprizon të gjithë

Vangjel Zguro do të vazhdojë karrierën në Amerikë. Pogradecari është zyrtarizuar ditën e sotme te ekipi i  Çatanuga Red Uolves SC, që militon në USL League One. Zguro bëhet kështu futbollisti i tretë shqiptar që do të luajë në SHBA pas Shkëlzen Gashit dhe Afrim Takut.

Zguro Kukesi

Nuk kanë munguar vlerësimet për mbrojtësin që sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Kukësit. Në një prononcim për mediat, drejtori i Cahtonuga Red Uolves, Tim Hankinson u shpreh:

zguro-usl

“Si një mbrojtës i majtë, Vangjel është shumë teknik dhe i pëlqen të shkojë në sulm. Për një lojtar të moshës së tij, ai ka goxha eksperiencë dhe luan në disa pozicione. Krijimi i rasteve dhe loja e tij do të jenë diçka e bukur për t’u parë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"