ZYRTARE/ Nga kampionati shqiptar në Gjeorgji, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 10:02

ZYRTARE/ Nga kampionati shqiptar në Gjeorgji, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi shqiptar, Alaidin Sallaku ka vendosur të vazhdojë karrierën në Gjeorgji, ku ditën e djeshme është prezantuar te skuadra e Torpedo Kutaisi.

SALLAKU

Këta të fundit kanë prezantuar ditën e djeshme 10 afrimet e merkatos së dimrit dhe një ndër ta ishte edhe Sallaku. 26-vjeçari e ka kaluar shumicën e karrierën në Kategorinë e Parë në Shqipëri, ku së fundmi ishte pjesë e Turbinës.

Gjithashtu ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Bylisin, Besën, Apoloninë dhe për të rinjtë e Tiranës. Sallaku shpreson të tregojë një formë të mirë me skuadrën e re, për të shikuar më pas për një hap më të madh në karrierë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"