ZYRTARE/ Nga Durrësi në Gjilan, ish-futbollisti i Teutës bashkohet me Mezanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 16:47

ZYRTARE/ Nga Durrësi në Gjilan, ish-futbollisti i Teutës bashkohet me Mezanin

Arbër Çyrbja shton “koloninë” e lojtarëve të Kategorisë Superiore te Gjilani. Ish-futbollisti i Teutës ka firmosur për një vit me “Skifterat” që drejtohen nga Gentian Mezani.
119512041_721405075112178_6886971435747384819_o
Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi.

Çyrbja u largua në mënyrë të papritur nga Teuta. Palët vendosën që të ndaheshin me dakordësim.

Njoftimi i Gjilanit

Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e
Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasiqë sulmuesi këmbëshpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll.

gjilanjiiii
U largua nga Teuta, Arbër Çyrbja gjen skuadrën e re. Ja ku do të luajë sezonin e ri

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"