ZYRTARE/ Në Gjermani mendojnë për futbollin, Bajerni surprizon me vendimin e fundit për trajnerin Flik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:07


ZYRTARE/ Në Gjermani mendojnë për futbollin, Bajerni surprizon me vendimin e fundit për trajnerin Flik

Klubi i Bajernit të Mynihut ka vendosur këtë të premte të zgjasë kontratën me 55 vjeçarin gjerman, Hansi Flik, i cili tashmë do të jetë trajner i bavarezve deri në vitin 2023. 

flik

Flik mori drejtimin e Bajernit në nëntor të vitit të kaluar si trajner i përkohshëm, pasi klubi shkarkoi Niko Kovaç, duke qenë se pati një fillim sezoni të dobët.

Flik

“Mezi pres të kryej detyrat e radhës së bashku me skuadrën dhe stafin tim. Bisedimet me bordin kanë qenë tepër të mira dhe vihej re besimi i dyanshëm.

Ne kemi përcaktuar drejtimin që duam të marrim në vitet e ardhshëm dhe jam i sigurt që mund të arrijmë shumë së bashku,” tha 55 vjeçari në faqen e Bajernit pas vendimit.

Flik556

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com