ZYRTARE/ Ndyshohet stadiumi për sfidën Tirana-Vllaznia, “Klasikja” e futbollit shqiptar do të luhet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 22:42

ZYRTARE/ Ndyshohet stadiumi për sfidën Tirana-Vllaznia, “Klasikja” e futbollit shqiptar do të luhet në…

“Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia nuk do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania” siç ishte bërë me dije ditë më parë.

Tirana-Vllaznia

Derbi i Shqipërisë do të luhet ditën e premte, në orën 16:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

I vetmi ndryshim mbetet impianti, ku nga “AIR Albania” tani kjo supersfidë do të luhet në shtëpinë e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, teksa dita dhe orari mbetet i pandryshuar.

Ky ndryshim u bë përshkak të gjendjes së fushës në stadiumin “AIR Albania” dhe se Kombëtarja shqiptare do të presë ndeshjen e fundit në fushatën e Ligës së Kombeve në këtë impiant përfaqësuesen e Islandës më 27 shtator në orën 20:45.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"