Zyrtare / Ndryshon merkato në Angli. S‘ka më ankth në ditët e fundit të gushtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2017 | 18:49

Zyrtare / Ndryshon merkato në Angli. S‘ka më ankth në ditët e fundit të gushtit

Klubet e Premier Ligës kanë votuar sot një ndryshim rrënjësor për merkaton e futbollistëve gjatë verës. Që nga vera e vitit 2018, dritarja e transferimeve në elitën e futbollit anglez do të mbyllet të enjten para javës së parë të kampionatit, ndonëse kjo do të jetë në gjysmën e gushtit.

Sigurdsson

Sipas këtij rregulli, merkatoja do të mbyllet në orën 17:00 të së enjtes, kurdo që të caktohet, në javën e fillimit të sezonit të ri. Kjo do të thotë se në vitin e ardhshëm është përcaktuar që tani se merkatoja e Premier Ligës do të mbyllet më 9 gusht 2018.

Rregulli aplikohet vetëm për blerjen e futbollistëve dhe vetëm në Premier Ligë, ndërsa nuk do të ketë efekt në kampionatet e tjera angleze. Njëkohësisht, klubeve u lejohet të shesin lojtarë në liga të tjera që kanë data të ndryshme të hapura për transferimin e futbollistëve, si ai gjerman, francez, spanjoll, etj.

Morata

Në këtë mënyrë evitohet ankthi i ditëve të fundit të gushtit, ndërsa klubet e dinë mirë se me cilët lojtarë do të përballojnë pjesën e parë të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"