ZYRTARE/ Ndryshon ekip, por jo kampionat. Obanor prezantohet te skuadra tjetër e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 18:40

ZYRTARE/ Ndryshon ekip, por jo kampionat. Obanor prezantohet te skuadra tjetër e Superiores

Erhun Obanor është lojtari më i ri i Laçit. Mbrojtësi i cili u largua nga Kukësi vetëm pak ditë më parë, ka vendosur të mos ndryshojë kampionat.

obanor

Nigeriani ka arritur marrëveshjen me Laçin dhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e kurbinasve. Një forcë e shtuar për Aramndo Cungut, i cili ka krijuar një skuadër tepër të fortë, duke bërë afrime cilësore në skuadër. 25-vjeçari luajti sezonin e fundit me Kukësin, ku spikati si njëri prej mbrojtësve më të mirë të Kategorisë Superiore.

Ai ishte njëri prej “shtyllave” të nënkampionëve të Shqipërisë. Me eliminimin e verilindorëve nga Volfsburgu në Ligën e Europës, Obanor vendosi të mbyllte bashkëpunimin me Kukësin. Te Laçi ai do të gjejë ish-shokun e skuadrës te Kukësi, Emiljano Mustën, i cili ka pak ditë që ka firmosur me kurbinasit. Mbrojtësi është prezantuar ditën e sotme nga drejtuesit kurbinas teksa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"