ZYRTARE/ Ndryshon dita e kryendeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 20:19

ZYRTARE/ Ndryshon dita e kryendeshjes mes Skënderbeut dhe Partizanit

Kryendeshja e kësaj jave, mes Skënderbeut dhe Partizanit, nuk do të zhvillohet ditën e premte, në orën 18:00, ashtu siç ishte parashikuar. Ishte klubi i Partizanit që kërkoi shtyrjen e takimit, me pretendimin se kundërshtarët kishin më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen.

skenderbeu partizani

Kështu, federata e ka marrë parasysh këtë kërkesë, dhe ndeshja do të zhvillohet tashmë një ditë më vonë, të shtunën, ndërkohë që edhe orari është ndryshuar, për t’u vendosur në 17:00.

Kalendari i javës së 21-të

E shtunë, ora 14:00

Kukësi – Laçi

Luftëtari – Vllaznia

Lushnja – Kamza

Ora 17:00

Teuta – Flamurtari

Skënderbeu – Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"