ZYRTARE/ Ndryshohet axhenda e ndeshjes së parë, sfida hapëse e Botërorit do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 14:34

ZYRTARE/ Ndryshohet axhenda e ndeshjes së parë, sfida hapëse e Botërorit do të jetë…

Botërori “KATAR 2022” do të ngrejë siparin më 21 nëntor dhe do ta ulë më pas në datën 18 dhjetor me finalen e madhe.

BOTERORI KATAR KATAR 2022

Pasditen e djeshme është hedhur dhe shorti i grupeve ku që në fazën e parë të saj do të ketë përballje emocionuese.

Si gjithmonë ndeshja e parë në këto kompeticione e zhvillon vendi organizator, por në këtë Botëror ka një përjashtim.

Katari si vend organizator nuk do ta luajë ndeshjen e parë të këtij kompeticioni ndaj Ekuadorit, por do të jetë Senegal-Holandë takimi hapës, e cila do të luhet në orën 13:00.

Dhe me Katarin që duelin e saj do ta zhvillojë në orën 19:00. Ndeshjet e tjera të ditës së parë të Kupës së Botës janë: Angli-Iran në orën 16:00 dhe SHBA-Skoci/Uells/Ukrainë në orën 22:00.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"