ZYRTARE/ Ndryshime të mëdha në klubin e njohur europian, emërohen presidenti dhe trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 22:00

ZYRTARE/ Ndryshime të mëdha në klubin e njohur europian, emërohen presidenti dhe trajneri i ri

Marseja ndryshon trajnerin dhe presidentin e klubit. Pas një mbledhjeje të fundit, bordi drejtues i klubit francez emëroi ish-teknikun e Argjentinës dhe Kilit, Horge Sampaolin, ndërsa ish-drejtori klubit Pablo Longoria është emëruar president i Marsejës.
pjimage (36)
Lajmi u konfirmua në fazën zyrtare të klubit marsejez.

“Pronari i Marsejës, Frenk MekKort miratoi ndryshimet e mëdha në klub duke hapur një kapitull të ri. Pablo Longoria është presidenti i ri i klubit tonë, kurse Horge Sampaoli është emëruar trajneri i skuadrës”, shkruhet në njoftimin e Marsejës.

Ndërkohë, Sampaoli ka firmosur kontratë me Marsejën deri në vitin 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"