ZYRTARE/ Ndryshime te Kastrioti, ja cili do të jetë krahu i djathtë i Emiljano Çelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 22:23

ZYRTARE/ Ndryshime te Kastrioti, ja cili do të jetë krahu i djathtë i Emiljano Çelës

Kastrioti ka zyrtarizuar afrimin e Bekim Kulit në rolin e zëvendës trajnerit. Lajmin e ka bërë vetë publik klubi në faqen zyrtare në Facebook.

bekim kuli

Ky ndryshim vjen si pasojë se me largimin e Ramadan Ndreut, u largua dhe stafi i tij Shkëlzen Rustami dhe Gëzim Rama.

Duket se ndryshimi tek Kastrioti ka filluar që nga stafi drejtues. Krutantët aktualisht ndodhen në vendin e fundit në Superiore me 12 pikë të grumbulluara.

kuli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"