ZYRTARE/ Ndryshime në stafin teknik të Kukësit, verilindorët komunikojnë lëvizjet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 23:15

ZYRTARE/ Ndryshime në stafin teknik të Kukësit, verilindorët komunikojnë lëvizjet e fundit

Klubi i Kukësit vendosi që të mos mbajë në detyrën e përgatitësit atletik Andi Kullin.

4

Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi verilindor bën me dije mbylljen e bashkëpunimit me ndihmëstrajnerin Sero Noka dhe përgatësin atletik Kulli.

Teksa në vend të Nokës ësht vendosur ish-kapiteni i Kukësit Rrahman Hallaçi, pritet të mësohet dhe përgatitësi i ri atletik.

89104225_2098923726919630_5955318532131520512_o

Këto ndryshime vijnë pas ndryshimit të trajnerit të nënkampionëve të Shqipërisë. Shpëtim Duro u pasua nga Orges Shehi.

89037666_2098923573586312_8344340162922151936_o

NJOFTIMI I KUKËSIT:

Sero Noka që ka mbajtur rolin e zv.trajnerit dhe përgatitësi atletik Andi Kulli nuk janë më pjesë e Kukësit! Klubi i falënderon për punën e bërë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre!

KUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"