ZYRTARE/ Ndryshime në staf dhe drejtim, trajneri largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 14:35

ZYRTARE/ Ndryshime në staf dhe drejtim, trajneri largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë

“Revolucion” te Turbina. Ndryshime jo vetëm në organikë, por edhe në staf e drejtim.

sinan bardhi

Sinan Bardhi nuk do të jetë më trajner i cërrikasve dhe kjo tashmë është zyrtare.

Drejtuesit po kërkojnë pasuesin e tij dhe kanë 2-3 alternativa.

Me emërimin e “timonierit” të ri do të ndryshojnë edhe ndihmësit.

Pritet që shumë shpejt të zgjidhet drejtori i ri i përgjithshëm dhe lëvizje do të ketë edhe në radhët e akademisë, konkretisht me trajnerët e U-17 dhe U-19.

Në Cërrik i kanë idetë të qarta për sezonin e ri dhe po mundohen t’i japin drejtim edhe çështjes së infrastrukturës. Vjet janë stërvitur shpesh në Tiranë, por tani po bëjnë gati një fushë në Shtërmen.

Aty do të përgatitet jo vetëm ekipi i parë, por edhe moshat. Pas dore nuk kanë lënë as merkaton. Përtej largimeve të shumta, kanë siguruar shërbimet e një braziliani.

“Pazarin” e kanë nisur te Devolli, atje ku kanë marrë Marcel Gonzalez. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, që më herët është aktivizuar edhe tek Oriku. Ai ka hedhur firmën e parë në kontratë, si një blerje tepër cilësore.

Priten këto dy ditë edhe dy afrime të tjera, që do ta përforcojnë shumë Turbinën. Është presidenti Gentjan Gjoka, i cili po merret me ndërtimin e ekipit.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"