ZYRTARE/ Ndryshim programi për ndeshjen e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, UEFA pranon kërkesën e kundërshtarëve tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 18:58

ZYRTARE/ Ndryshim programi për ndeshjen e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, UEFA pranon kërkesën e kundërshtarëve tanë

Sfida e katërt për Shqipërinë në Ligën e Kombeve në 14 tetor do të luhet në një orar tjetër. FSHF-ja bën me dije se UEFA ka vendosur që sfida mes kuqezinjve dhe kombëtares balltike të luhet në orën 18:00, jo në orën 20:45.
shqiperia

Institucioni i futbollit shqiptar shton se ky vendim është marrë në rakordim me palën lituaneze, e cila kishte kërkuar që takimi në Vilnius në datën 14 tetor të spostohej nga ora 20:45 në orën 18:00.
675c879b728bcd0
Shqipëria luan këtë edicion në Ligën e Kombeve me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Kuqezinjtë e Edi Rejas e nisin fushatën në datën 4 shtator me përballjen në fushën e Bjellorusisë.

Njoftimi i FSHF-së

Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 të datës 14 tetor 2020.

UEFA ka pranuar kërkesën e palës lituaneze, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale shqiptare).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"