ZYRTARE/ Ndihmoi Laçin të arrinte vendin e tretë, futbollisti preferon të luajë në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 14:45

ZYRTARE/ Ndihmoi Laçin të arrinte vendin e tretë, futbollisti preferon të luajë në Kosovë

Bedri Greca largohet nga Laçi dhe kthehet pas 7 muajsh në Kosovë.

greca

29-vjeçari është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i Feronikelit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Greca luajti pjesën e parë të këtij sezoni me Gjilanin, por pas mosmarrëveshjeve me klubin u kthye në Shqipëri për të luajtur me Laçin. Pavarësisht se arriti me kurbinasit vendin e tretë në kampionat (rezultat historik për Laçin), Greca ka vendosur të aktivizohet me Feronikelin.

Njoftimi i Feronikelit

Bedri Greca rikthehet në Superligën e Kosovës.

Pas një periudhe të kaluar te SC Gjilani, Bedri Greca është rikthyer përsëri në Superligën e Kosovës.

Greca i është bashkuar FC Feronikelit nga Klubi i Futbollit Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhenë shtytje sulmit të skuadrës tanë.

Pozita natyrale e tij është si anësor sulmi, përkatësisht anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues por edhe anësor i majtë. I përshtatëshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tre pozitat e sulmit.

Bedri Greca është i lindur më 23 tetor 1990, në Tiranë, i gjatë 1,93 dhe këmba e tij e preferuar është e djathta.

4

I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin ofanziv.

Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra si: KF Flamurtari, KF Kukësi, KF Tirana. Ai kishte një avanturë tjetër në Kosovë para ardhjes te FC Feronikeli, ku gjatë vitit 2019 ju bashkua SC Gjilanit.

Greca është prezantuar sot në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendës Presidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Berisha.

FC Feronikeli do të ketë edhe prurje të reja gjatë ditës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"