ZYRTARE/ Ndërprerja e bashkëpunimit, Kukësi konfirmon largimin e 2 futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 22:49


ZYRTARE/ Ndërprerja e bashkëpunimit, Kukësi konfirmon largimin e 2 futbollistëve

Ardit Hila dhe Emiljano Musta janë dy futbollistët e parë të larguar nga Kukësi. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi verilindor, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa bëhet me dije se blutë kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me  futbollistit.

KUKESI

Nuk mungojnë falenderimet, ndërkohë që në ditët në vijim, pritet të ketë të tjera lëvizje për sa i përket hyrjeve dhe daljeve në merkaton e Kukësit.

Verilindorët u renditën në vendin e katërt në fund të këtij edicioni të Superiores dhe tani shpreson që Laçi të fitojë Kupën e Shqipërisë përballë Vllaznisë në mënyrë që të marrë pjesë në Conference League.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

KUKESI HILA MUSTA

PANORAMASPORT.AL