ZYRTARE/ Ndërhyrje që i rrezikoi karrierën, ylli i Arsenalit përjashtohet me 3 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 19:20

ZYRTARE/ Ndërhyrje që i rrezikoi karrierën, ylli i Arsenalit përjashtohet me 3 ndeshje

Sulmuesi i Arsenalit Pier-Emerik Obamejang do të mungojë në 3 ndeshje.

faulli

Federata Angleze e Futbollit nuk pranoi apelimin e vendimit të klubit londinez për kapitenin e tij, i cili u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit të Kristal Palasit Maks Mejer në takimin e fundit të zhvilluar në kampionat, ku “Topçinjtë” barazuan 1-1.

Lojtari nga Gaboni shkeli kyçin e këmbës të futbollistit gjerman.

Sipas kalendarit, Obamejang do të humbasë sfidat ndaj Shefildit dhe Çelsit në kampionat si dhe takimin e FA Cup kundër Burnmauthit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"