Postuar: Shtator 14, 2022 | 12:42
ZYRTARE/ Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeta e II-të, UEFA publikon datën për ndeshjen e shtyrë
Tashmë është zyrtare, ndeshja mes Arsenalit dhe PSV-së, e vlefshme për sfidën e dytë të fazës së grupeve të Europa Ligës do të zhvillohet më 20 tetor në orën 19:00, në stadiumin “Emirates”.
Këtë lajm e ka bërë publike UEFA, teksa takimi ishte planifikuar fillimisht për datën 15 shtator është shtyrë pas përgatitjes në të funeralit të Mbretëreshës Elizabeta e II-të, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.
Për rrjedhojë, ndeshja mes Arsenalit dhe Mançester Sitit, e vlefshme për javën e 12-të të Premier Ligës, e cila ishte planifikuar për tu zhvilluar më 19 tetor, është shtyrë për një datë tjetër.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
