ZYRTARE/ Muçi gati për aventurën polake, ja për sa vite firmosi ish-sulmuesi i Tiranës me kampionët e Legias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 0:00

ZYRTARE/ Muçi gati për aventurën polake, ja për sa vite firmosi ish-sulmuesi i Tiranës me kampionët e Legias

Zyrtarisht, Ernest Muçi është futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi sot për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë (deri më 30 qershor 2025). 19-vjeçari u prezantua si përforcimi më i ri i skuadrës më të suksesshme në historinë e futbollit polak.
muciii

“Legia është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Duhet të tregoj veten time këtu për të shfaqur më të mirën e mundshme. Legia ka një qendër stërvitore të jashtëzakonshme. Pashë dhe stadiumin si dhe futbollistët, që i përkasin një niveli të lartë. Dua të rritem si futbollist dhe të shijoj lojën. Po përballem me një mundësi të re në karrierë. Edhe pse është një sfidë e vështirë, e ndiej se jam gati për të”, u shpreh sulmuesi i Shpresave, Ernest Muçi si prurja më e re e Legia Varshavës.
lajmii
Faksimile e njoftimit të prezantimit të Ernest Muçit si futbollisti më i ri i Legia Varshavës

Muçi ishte futbollisti më i kërkuar i Superiores gjatë dy afateve të fundit të merkatos. Jang Bois, Rapid Vjena, Verona dhe shumë klubë të tjera paraqitën ofertat e tyre për 19-vjeçarin, por oferta e Legia Varshavës bindi drejtuesit e Tiranës për ta shitur Muçin në Poloni. Operacioni i blerjes së tij i kushtoi Legias 650 mijë euro.

 

 

“Ëndërr e bërë realitet, mezi pres të dalë në fushë”, Ernest Muçi prezantohet te Legia: Më pëlqen të jem numri 10, jam gati për këtë sfidë

 

 

EKSKLUZIVE/ Pagesa në 2 pjesë dhe bonuset, ja sa përfiton Tirana nga shitja e Ernest Muçit

 

 

ZYRTARE/ Muçi largohet nga Tirana, sulmuesi do të vazhdojë karrierën te skuadra e njohur europiane

 

 

VIDEO/ Transferimi te Legia e Varshavës, shikoni si e prezantojnë Ernest Muçin  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"