ZYRTARE/ “Motorri” i Dinamos, vjen nga Gjermania ish-futbollisti i “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 17:36

ZYRTARE/ “Motorri” i Dinamos, vjen nga Gjermania ish-futbollisti i “Bluve”

Dinamo plotësohet me Erald Kolgegën në mesfushë.

dinamo

“Blutë” e kryeqytetit zyrtarizuan në faqen e klubit 25-vjeçarin si blerjen më të re të dinamovitëve. Kolgega u aktivizua së fundmi në Gjermani me Esenin, skuadër që militon në kategorinë e gjashtë.

Futbollisti fierak ka luajtur përpara më shumë se 3 vitesh me 18-herë kampionët e Shqipërisë, ndërsa në karrierë ka luajtur dhe Bylisin, Apolononinë, etj.

Njoftimi i Dinamos:

Zyrtare/ Erald Kolgega rikthehet tek Dinamo!

25-vjeçari ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe do të jetë pjesë e Bluve në vazhdim, si vlerë e shtuar në repartin e mesfushës.
Kolgega nuk është i panjohur në ekip, pasi ka qënë pjesë e bluve në sezonin 2015/16 si dhe gjysmën e dytë të sezonit të kalur.
Këtë sezon ai e nisi në ligat e ulta gjermane ku qe pjesë e Bv Essen për 6 muaj, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Bylis dhe Apoloninë në vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"