ZYRTARE/ Mori vendin e Josës te Prishtina, trajneri largohet për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 11:30

ZYRTARE/ Mori vendin e Josës te Prishtina, trajneri largohet për shkak të…

Bylbyl Sokoli mori drejtimin e Prishtinës vetëm dy javë më parë, por ditë e sotme ai i ka dhënë fund aventurës me këtë klub.bylbyl sokoli

Shkak për këtë janë bërë arsyet shëndetësorë të trajnerit, i cili vuan një dëmtim në gju. Koha për ta rikuperuar këtë problem që Sokoli ka, është dy muaj dhe për këtë arsye ai ka vendosur të largohet nga roli i trajnerit.

Bylbyl Sokoli ka vënë në dijeni drejtuesit e klubit të Prishtinës se nuk është në gjendje të drejtojë ekipin dhe do të largohet.

Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij, teksa para pak kohësh qarkullonte emri i Qatip Osmanit, por ditën e djeshme ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës, u zyrtatrizua si trajneri më i ri i Shkupit.

Presidenti i klubit ka deklaruar ditën e sotme,  se drejtimin e skuadrës për momentin do ta marrë Armend Dallku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"