ZYRTARE/ Monza regjistron një tjetër goditje të bujshme, skuadra e Berluskonit firmos me mbrojtësin e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 21:00


ZYRTARE/ Monza regjistron një tjetër goditje të bujshme, skuadra e Berluskonit firmos me mbrojtësin e Arsenalit

Monza ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Pablo Mari nga Arsenali.

Pablo-mari-e1641974231803

Spanjolli starton kështu një aventurë të re me skuadrën e Berluskonit dhe anglezët që gjetën akordin lidhur me formulën e transferimit që do të jetë një huazim me detyrim blerje nëse do të plotësohen disa nga kushtet e përcaktuara në kontratë.

Ka qenë vetë Monza që e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Twitter”.

PANORAMASPORT.AL