ZYRTARE/ Mjafton goli i Mesit, PSG feston titullin e 11-të në histori (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 22:55

ZYRTARE/ Mjafton goli i Mesit, PSG feston titullin e 11-të në histori (VIDEO)

PSG është zyrtarisht kampion i Francës për herë të 11-të në histori. Skuadrës së Galtier, i mjaftoi goli i Leo Mesit në duelin ndaj Strasburgut që përfundoi në barazim 1-1, për të siguruar matematikisht triumfin 1 javë para fundit të Ligës 1. 

e6d38cb87160fd09c9fdf2b8c3b64f01o2

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në minutën e 59-të, ylli argjentinas arriti të tundte rrjetën pas asistit të Mbape. Ndërkohë në minutën e 79-të, Gameiro vendosi baraspeshën për vendasit e Strasburgut.  

Duelin e fundit në kampionat PSG e luan në shtëpi ndaj Klermontit të Elbasan Rashanit, një duel ky që do të vlejë thjesht për statistika.  

Për sa i përket Leo Mesit, ky ishte trofeu i 43-të në karrierë për “Pleshtin”.  

FRANCEEE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"