ZYRTARE/ Milani prezanton afrimin e parë në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 22:53

ZYRTARE/ Milani prezanton afrimin e parë në merkaton e janarit

Meite është përforcimi i parë zyrtar i Milanit në merkaton e janarit. Ka qenë vetë klubi, i cili ka konfirmuar transferimin e futbollistit francez, nga Torino, te kryesuesit e Serisë A.

Meite

Përmes një komunikate në rrjetin e tyre social “Twitter”, kuqezinjtë kanë bërë të ditur se  Meite është bashkuar në formë huazimi me të drejtë blerje.

Mesfushori do të mbajë fanellën me numrin 18-të dhe do të jetë në huazim deri në përfundimin e këtij sezoni.

“Në verën e vitit 2018, ai u bashkua me Torinos duke shënuar 3 gola në 94 paraqitje”, thuhet mes tjerash në komunikatën për shtyp të Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"