ZYRTARE/ Milani ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin e talentuar, 20-vjeçari huazohet në… Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 15:08

ZYRTARE/ Milani ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin e talentuar, 20-vjeçari huazohet në… Torino

Pietro Pelegri nuk është më një lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka ndërprerë huazimin me sulmuesin 20-vjeçar, kartonin e së cilit e zotëron skuadra e Monakos, ku aktualisht italiani është huazuar te ekipi i Torinos.

PIETRO PELEGRI

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i Milanit me anë të një komunikate zyrtare teksa nuk e bën publike arsyen e këtij “divorci”, por me shumë mundësi janë dëmtimet e shpeshta të ish-sulmuesit të Xhenoas.

Pelegri aktualisht në këtë sezon me fanellën e “Djallit” është aktivizuar në Serinë A në 6 ndeshje, por pa mundur dot që të realizojë gol.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"