Zyrtare/ Milani i “vjedh” Napolit golashënuesin më të mirë të Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 17:54

Zyrtare/ Milani i “vjedh” Napolit golashënuesin më të mirë të Serisë B

Milani i ka surprizuar të gjithë duke arritur një marrëveshje me golashënuesin më të mirë të Serisë B, Xhanluka Lapadulën. Kur pritej që futbollisti të firmoste për Napolin, kuqezinjtë janë vënë në lëvizje duke arritur një kontratë deri në vitin 2021.

171045964-903d4dab-4369-4504-8ce0-69d82ca25c4c

Sulmuesi do të fitojë një shumë prej rreth 1 milion eurosh në sezon. Emri në fillim ishte “top secret” për të gjithë, mirëpo mediat italiane brenda një harku të shkurtër kohor zbuluan identitetin e futbollistit, i cili i la të gjithë të shtangur.

Kuqezinjtë kanë bërë një “blic”, duke siguruar shërbimet e bomberit të Peskarës, Xhanluka Lapadula, duke fituar betejën në merkato me klubin e Napolit, i cili prej kohësh ishte në bisedime me futbollistin italian. Golashënuesi më i mirë i Serisë B gjatë sezonit të kaluar do të vishet kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"