ZYRTARE/ Mik Shumaker mbetet pa ekip, Haas e zëvendëson me veteranin gjerman. Pritet oferta e Mercedes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2022 | 21:36

ZYRTARE/ Mik Shumaker mbetet pa ekip, Haas e zëvendëson me veteranin gjerman. Pritet oferta e Mercedes

Mik Shumaker nuk do të jetë pjesë e Haas për sezonin e ri, me skuderinë amerikane që ka konfirmuar si pilot të dytë bashkëkombësin e 23-vjeçarit, Niko Hulkenberg.

shumaker hulkenberg

Veterani gjerman rikthehet kështu, jo më si pilot rezervë, në pistat e Formula 1.

Nga ana tjetër, djali i legjendës së garave, është duke pritur ofertën nga Mercedes për të qenë pjesë e tyre si pilot rezervë për sezonin e ardhshëm, me Toto Volf që është shprehur se e kërkon 23-vjeçarin në skuderinë gjermane.

LEXO EDHE: “Familja Shumaker i përket Mercedesit”, djali i legjendës së Formula 1 gati për kalimin e bujshëm te skuadra gjermane

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"