ZYRTARE/ Mik Shumaker gjen ekip, bashkohet me ish-skuderinë ku garoi i ati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2022 | 13:20

ZYRTARE/ Mik Shumaker gjen ekip, bashkohet me ish-skuderinë ku garoi i ati

Mik Shumaker është zyrtarisht piloti i tretë i Mercedezit.

MIK SHUMAKER

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuderia gjermane e cila pas shumë bisedimesh, palët kanë rënë dakord me njëra-tjetrën.

Kështu djali i legjendës Shumaker bashkohet me skuadrën në të cilën ishte pjesë dhe i ati i tij, Mikael, i cili garoi për Mercedezin nga viti 2010 deri në 2012.

Kështu Mik do të jetë pilot rezerv për dyshen Hamilton-Rasëll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"