ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 13:43

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Astrit Ajdareviç është lojtari i ri i Akropolis, e cila militon në Ligën e Dytë të Suedisë.

Fotboll, Allsvenskan, Djurgården - Örebro

Mesfushori 30-vjeçar më parë ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare në kohën kur u drejtonte nga Kristian Panuçi.

Ajdareviç përfundoi marrëveshjen e tij me skuadrën tjetër suedeze, Djungarden dhe zyrtarizimin e transferimit të tij tek skuadra e re e bëri publik klubi i Akropolis e cila ka publikuar dhe fjalët e para të Ajdareviç me ekipin e tij të ri.

FJALËT E AJDAREVIÇ –

“Akropoli ka mjaft cilësi dhe do të jetë një kandidat për në Superligën suedeze. Unë nuk do të kisha nënshkruar nëse nuk do të besoja te Akropolis. Me një futboll fizik dhe të bazuar në mbajtjen e topit, së bashku do ta dërgojmë Akropolis sa më lart të jetë e mundur. Unë jam një fitues që dëshiroj të arrij rezultatet të mira. Për ta bërë këtë, unë do të përdor stilin tim të lojës.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"