ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar largohet nga Luftëtari, firmos me klubin grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 14:38

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar largohet nga Luftëtari, firmos me klubin grek

Talenti shqiptar i dalë nga akademia e Olimpiakosit, Mario Qerimi ka firmosur me skuadrën e re të Karavasit.

70333193_2674669742566879_7523737818653261824_n

19-vjeçari i cili, ishte pjesë e skuadrës së Luftëtarit sezonin që lamë pas, tashmë është gati të nisë një aventurë të re, sërish në shtetin helen.

Ka qenë vet klubi grek që e ka bërë me dije këtë zyrtarizim, përmes një postimi në rrjetet sociale.

71747784_2674669792566874_6601248366108082176_n

Qerimi luan si mesfushori i tërhequr dhe ka qene pjesë e Shqiopërisë U-16. Gjithashtu ai ka luajtur për skuadrat si Ikardos Kalithesas, Aititos Spaton u-19 dhe në Itali te Makerateze.

1

2

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"