ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar largohet nga klubi grek pas 3.5 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 23:50

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar largohet nga klubi grek pas 3.5 vitesh

Mesfushori shqiptare, Fation Andoni është larguar nga skuadra e Larisës pas plot 3 vitesh e gjysëm. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi grek nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Futbollisti me origjinë nga Vlora, pati një përplasje me drejtuesit e klubit pas ndeshjes ndaj Ksanthit, dhe si rrjedhojë palët ndërprenë bashkëpunimin.

ËÁÑÉÓÁ - ÐÁÍÉÙÍÉÏÓ LARISA - PANIONIOS (SUPERLEAGUE 2019-2020)

Mediat greke raportojnë se pas këtij vendimi, për futbollistin 28-vjeçar, nuk kanë munguar interesimet, ku 2 klube të tjera si Apollon Smirnis dhe Panetolikos, kërkojnë të joshin Andonin, për ta pasur në skuadrën e tyre.

andoni

Kujtojmë që pjesë e Larisës është edhe futbollisti i Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili pas largimit të Andonit, tani do të jetë shqiptari i vetëm që do të veshë fanellën e Larisës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"