ZYRTARE/ Mesfushori largohet nga Juventusi, bardhezinjtë e falenderojnë në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 17:28

ZYRTARE/ Mesfushori largohet nga Juventusi, bardhezinjtë e falenderojnë në rrjetet sociale

Bleis Matuidi zyrtarisht është larguar nga Juventusi. Mesfushori francez ka ndërprerë lontratën me konsensus dhe pritet të transferohet në MLS, tek ekipi i Dejvid Bekam Inter Majemi.

matuidi

33 vjeçari mbërriti në Torino nga PSG në vitin 2017 për 25 milionë euro. Matuidi la Juventusin pas tre viteve dhe pesë trofeve të fituar me bardhezinjtë. Francezi luajti 98 ndeshje në Serinë A që prej transferimit të tij tek Juventusi, ku përveç Dibalës(134) asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë më shumë paraqitje se Matuidi.

Klubi i Juventusit lajmëroi largimin e Matuidis nga skuadra përmes dy postimeve në rrjetet sociale ku e falenderon për kontributin e dhënë.


View this post on Instagram

Grit, heart, courage: Merci, Blaise! ??

A post shared by Juventus (@juventus) on


View this post on Instagram

Thank you for everything, Blaise! ?

A post shared by Juventus (@juventus) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"