Zyrtare/ Mesfushori i Mançester Sitit transferohet në Turqi, shok skuadre me Samuel Etonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 18:38

Zyrtare/ Mesfushori i Mançester Sitit transferohet në Turqi, shok skuadre me Samuel Etonë

Mesfushori francez Samir Nasri është larguar zyrtarisht nga Mançester Siti duke u transferuar në kampionatin turk te skuadra e Antaliaspor ku aktivizohet edhe ylli kamerunas, Samuel Eto.

Nasri

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi turk nëpërmjet një postimi një “Facebook” ku njoftohet se Nasri ka firmosur një kontratë dy vjeçare me skuadrën e re.

Nasriii

30-vjeçari hap kështu një kapitull të ri pas aventurave te Marseja, Arsenali, Mançester Siti dhe së fundmi te Sevilja ku ka qënë i huazuar. Francezi numëron 176 ndeshje në kampionatin anglez duke arritur të shënojë 27 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"