ZYRTARE/ Mesfushori i Kosovës ndryshon ekip, prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 21:23

ZYRTARE/ Mesfushori i Kosovës ndryshon ekip, prezantohet te skuadra e re

Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Seinajoki.

RASHKAJ

Mesfushori i Kosovës, ka vendosur të rikthehet në Suedi, teksa për të ardhmen do të jetë pjesë e skuadrës së Orgryte.

Këta të fundit militojnë në Ligën e Parë në Suedi dhe afrimi i Rashkajt, shihet si një përforcim me peshë për skuadrën, për realizimin e objektivave.

31-vjeçari rikthehet kështu në Suedi, ku në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Eskilstuna dhe Halmstadt, teksa në vitin 2017 ka qenë edhe pjesë e Prishtinës.

RASHKAJJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"