ZYRTARE/ Merr fund telenovela “Brdariç”, trajneri zbulon të ardhmen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2021 | 23:18


ZYRTARE/ Merr fund telenovela “Brdariç”, trajneri zbulon të ardhmen…

Pas një numri të gjatë sërish dhe dilemash, telenovelës “Brdariç” i është zbuluar fundi. Tekniku 46-vjeçar do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

brdaric2

Brdariç është shprehur i kënaqur që do të vijojë aventurën e tij në sezonin e ri, teksa ndihet gati për sfidën e re në Ligën e Konferencës. Gjithashtu 46-vjeçari nuk ka nguruar të falenderojë edhe sponsorin Alban Xhaferi për besimin.

Brdaric665

Marrëveshja mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit u arrit që nga nisja e javës së shkuar ndërkohë që së fundmi u vendosën edhe pikat mbi “I” duke u arritur edhe zyrtarizimi. Tashmë Vllaznia mund të nisë përgatitjet lirisht për Ligën e Konferencës, ku nesër në orën 13:00 do të zbulojë kundërshtarin.

Brdaric dhe Xhaferi

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/