ZYRTARE/ Merr fund gjithçka, Arsenali prezanton goditjen në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 15:38

ZYRTARE/ Merr fund gjithçka, Arsenali prezanton goditjen në merkato

Kanë marrë fund të gjitha dilemat, teksa mbrojtësi spanjoll, Pablo Mari, është lojtari më i ri i Arsenalit.0_Pablo-Mari-2

Ky transferim ishte konfirmuar prej ditësh, por kishte disa mos marrëveshje në minutat e fundit dhe rrezikoi të dështonte. Megjithatë tashmë gjithçka ka marë fund dhe Mari është lojtari më i ri i Arsenalit.

Mbrojtësi vjen nga brazilianët e Flamengos në formën e huazimit, me anglezët që kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 5 milionë euro.

26-vjeçari do të përpiqet të bindë drejtuesit e Arsenalit se ai është i rëndësishëm për ekipin, me shpresën se do të arrijë sukses.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"