Koronavirus shtyn olimpiadën, kryeministri japonez: Ja kur do të mbahet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 14:09

Koronavirus shtyn olimpiadën, kryeministri japonez: Ja kur do të mbahet

 

Tashmë është arritur edhe akordi ndërmjet Japonisë dhe CIO-s për shtyrjen e Lojërave Olimpike, të cilat do të mbaheshin këtë verë në Tokio.90651365_206671560606645_7387446154025238528_n

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri japonez Abe, i cili i ka kërkuar CIO-s shtyrjen e olimpiadës: “Do të presim Lojërat Olimpike si dhe ato Paraolimpike, të cilat do të jenë simboli i fitores ndaj Koronavirus.

Tomas Bah (kreu i CIO-s) është plotësisht dakord me propozimin tonë për spostimin me një vit të olimpiadës”, njofton kryeministri japonez. Tashmë pritet vetëm komunikata zyrtare.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"